Kushtuar çdo femre: “Martohu me një mashkull që e mendon si babanë më të mirë për fëmijët e tu”

Jil
Jil
1 Min Read

Martohu me një mashkull që e mendon si babanë më të mirë për fëmijët e tu. Kur martesa juaj tëavancojë, nëmomentin që do të bëhesh nënë, do ta kuptosh se ajo çfarë dëshiron realisht tek partneri yt nuk është pasuria e tepërt apo një paraqitje e mirë. Sigurisht është diçka e mrekullueshme të kesh njëfytyrë të bukur, apo një llogari të madhe në bankë, por në fund të ditës duhet të kërkosh më tepër se kaq.

Në orën 3 të mëngjesit, kur fëmija yt të qajë dhe trupi yt të jetë i këputur pas lindjes, do ta kuptosh më sëmiri sa vlerë ka paraqitja dhe pasuria. Në atë moment do ta kuptosh se sa shumë do të doje një mashkull që do të nxitej nga dashuria që ndjente për ty, e do të shkonte për t’u kujdesur për fëmijën duke të thënë: “Vazhdo të flesh, do merrem unë me të”.

Nëse do të kisha mundësinë t’u thoja gjithë të rejave se çfarë duhet të kërkojnë tek një mashkull, ajo padiskutim do të ishte: “Martohu me një mashkull që e mendon si babanë më të mirë për fëmijët e tu. Martohu me atë që do të vendosë ty dhe familjen tënde të parën, mbi gjithçka. Martohu me një mashkull që është po aq i përgjegjshëm sa ti në kujdesin për familjen, sepse të dy duhet të jeni të përfshirë në këtëdetyrë”.

Sepse pavarësisht gjithçkaje, sa herë të shohësh partnerin tënd me fëmijën tënd, do të dashurohesh akoma mëshumë me të. Ndaj, zgjidh me mend, jo vetëm për ty, por edhe për fëmijët e tu.

https://jetoilumtur.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *