“Kutia e fundit”/ Tregtonin mallra kontrabandë, arrestohen dy persona në Tiranë (EMRAT)

Jil
Jil
2 Min Read

Arrestohen 2 persona për kontrabandë në Tiranë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Last box”.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– Altin Luma, 50 vjeç dhe Devis Kokoli, 39 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një subjekt shërbimi postar, në rrugën “Eshref Frashëri”, me https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrator shtetasin D. K. dhe ortak shtetasin A. L., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, mallra dhe produkte të ndryshme, pa faturat tatimore përkatëse apo deklarata doganore për origjinën e tyre.

Gjatë kontrollit në këtë subjekt janë gjetur edhe 2 shtetase, të punësuara në mënyrë të paligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

..jetoilumtu.al/

 

burimi lajmifundit.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *