Ishte Luizi banori i cili nuk iu përmbajt rregullave të lojës që kishte caktuar “Vëllai i Madh”.
Lëshimi i litarit më herët se sa duhej i kushtoi me nominim të gjithë grupit të udhëhequr nga Ermiona.
Grupi himbës që shkoi në nominim ishin Luizi, Olta, Kiara, Ermiona, Beati dhe Dea.
Kiara shpëtoi e para, Olta e dyta, i treti ishte Luizi kurse në lojë mbeti edhe Dea Mishel.
Ndërkaq, banori më pak i pëlqyer nga publiku ishte Beati i cili edhe la shtëpinë automatikisht duke hequr dorë nga çmimi i madh.