Ky është 16-vjeçari nga Tetova që u vra nga e dashura e tij. E mitura i ndezi makinën të dashurit dhe më pas e hodhi në lumë

Jil
Jil
1 Min Read

TETOVË– Zbulohen detaje tronditëse nga vdekja e 16-vjeçarit në Tetovë. Trupi i pa jetë u gjet në vendin e quajtur “Banja e Tetovës”.

Hetimet dhe autopsia të kryera në Shkup, kanë hedhur poshtë aludimet për vetëvrasje duke ngritur kështu dyshime se adoleshenti nga Novo Sella e Zhelinës të jetë vrarë nga e dashura e tij.

Alsat shkruan se një vajzë 16-vjeçare është arrestuar pasi dyshohet për vrasjen e bashkëmoshatarit të saj. Gjithashtu në pranga kanë rënë edhe dy djem pasi akuzohen si bashkëpunëtorë në ngjarje. Sektori i punëve të brendshme të Tetovës, ka ngritur hetimet se në këtë ngjarje është i përshirë edhe një person i katërt.

Sipas informacioneve që disponon Agjencia e lajmeve Zhurnal, i riu është vrarë me sende të forta fillimisht, duke e goditur në kokë, e pastaj i është ndezur makina me qëllim fshehjen e gjurmëve, derisa trupi i tij u hodh në lumin Shkumbin. Më tej sipas të njëjtave burime, bëhet me dije se e mitura ka pranuar krimin dhe është dërguar në qelitë e paraburgimit.noa,al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *