Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Nje 18 vjecar mbeti vete ne det diten e sotme pasi hyri per te shpetuar dy femije qe po rrezikonin mbytjen.
Ish kryeministri Sali Berisha ka evidentuar rastin e te riut duke thene se ai eshte nje hero i vertete.
Postimi i Berishes:
Një hero i vërtetë!
Miq, i riu 18-vjeçar, Anri Kashiku, si një hero i vërtetë, shpëtoi sot dy jetë, por vetë mbeti në ujrat e Adriatikut, për t’u bërë i pavdekshëm me veprën e tij.
Duke ndarë dhimbjen dhe zinë me familjen Kashiku për këtë humbje të pakompensueshme, i lutemi Zotit që shpirti i bardhë i Anrit shpëtimtar të gjejë paqen e merituar. Amin! sb
Ngjarja:
18-vjeçari Anri Kashiku, i cili u mbyt sot në plazhin e Durrësit, pasi hyri të shpëtonte vëllain e tij të mitur dhe shokun e tij.
Ai u shpëtoi jetën dy të miturve, por vetë nuk ia doli dot. Trupi i 18-vjeçarit u gjet pak orë më vonë.
Nje problem kritik dhe real mbetet ne plazhet tona mungesa e vezhguesve dhe shpetuese te atyre qe rrezikojne mbytjen gjate frekuentimit te plazheve.
I ndjeri Anri Kashiku, me origjinë nga Librazhdi dhe banim në Durrës kishte shkuar që në Angli dhe ishte kthyer pak ditë më parë në vendin tonë për të shijuar disa ditë pushime në Durrës.
Por në fakt këto pushime u kthyen në tragjedi, pasi i ndjeri duke shpëtuar nga mbytja të vëllanë dhe shokun, nuk arriti të dalë i gjallë në bregdet, ndërsa u mbyt.
I riu kishte pasion futbollin, teksa shkak i vdekjes së tij u bë mungesa e rojeve bregdetare në Durrës.
Rresth orës 12:00-13:00 deti ka filluar të trazohet dhe dy 15-vjeçarët kanë hasur vështirësi në ujë. Me t’i parë, Anri Kashiku është futur menjëherë në ujë për t’i shpëtuar.
I riu ka shkuar fillimisht me pedalone për të shpëtuar të miturit, por edhe mjeti filloi të mbytej. Në këtë moment Kashiku ka vendosur të mos e marrë mjetin, duke shkuar të shpëtojë vëllanë dhe shokun e tij me not. Ndërkohë, dallgët e kanë nxjerrë sërish pdealonen në breg.
18-vjeçari hero ia doli të shpëtonte dy të miturit që tashmë janë jashtë rrezikut për jetën.
Shpresat për ta gjetur të gjallë Kashikun u shuan pasi kaloi kohë dhe nga i riu nuk dukej asnjë shenjë. Policia njoftoi më vonë se kishte gjetur trupin e pajetë të 18-vjeçarit. Pas shumë minutash, trupi i pajetë i Anri Kashikut t është gjetur rreth 20 metra nga bregu i detit..jetoilumtu.al/
burimi lajmifundit.al/