Ky është banori më i ri që do të hyjë sonte në BBV, do kërkojë t’i marrë fitoren Luizit

Jil
Jil
1 Min Read

Kujtojmë se sonte është prime i radhës ku Luizi dhe Olta pritet të jenë në nominim kokë më kokë për të martën pasi kanë thyer rregullin e lojës me litar gjatë javës.

Sigurisht që do jetë si gjithmonë një natë e gjatë me debate të forta, surpriza të shumta, nominime dhe hyrje të reja.

Banori i radhës që sonte do të bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri është prezantuesi dhe ish-basketbollisti i njohur nga Kosova.

Demokracia.com mëson se banori më i ri në BBVA2 është Shpat Kërleshi. Shpati vjen nga qyteti i Gjakovës dhe është prezantues në emisionin “Për ditë të mbarë” që transmetohet në RTV21.

Karriera e tij është më e gjerë, Shpati është një ish basketbollist i KB “Vëllaznimit” ku ishte pjesë e turnirit të madh të universiteteve që mbahej në Kroaci, ku Universiteti i Prishtinës që përfaqësohej nga ai, fitoi vendin e parë.

Ndërkohë që është përmendur shumë gjatë kësaj jave edhe emri i Erjola Docit, modeles së njohur, pjesë e Top Channel. Po ashtu është përfolur edhe për aktorin Elvis Pupa.korrieri

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *