Laboratori i kokainës në Fier, zbulohen bisedat e anëtareve të grupit, makinës së Gjolenës iu vendos përgjues

Jil
Jil
2 Min Read

Përgjimet e Prokurorisë së Posaçme zbuluan rolin e 11 personave të përfshirë në trafikimin e 430 kg kokainë që mbërritën në Shqipëri nga Kolumbia e fshehur në plehun kimik.

Burime nga SPAK konfirmuan për Abc, se hetuesit kanë vendosur përgjues në mjetin në pronësi të Nikolin Gjolenës që cilësohet edhe si financues i grupit kriminal.

Nga bisedat e regjistruara rezulton se, 34-vjeçari Gjolena flet me anëtarët e tjerë të grupit se për fitimet monetare që do të siguronin nga sasia e kokainës. Ndërsa këto janë pamjet kur 10 të arrestuarit mbërrijnë në ambientet e gjykatës në masa të rrepta sigurie.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Në seancën e së shtunës që u zhvillua më dyer të mbyllura, 34-vjeçari Gjolena nëpërmjet avokatit mohoi përfshirjen në trafikun e kokainës.

Edhe porositësi i plehut kimik, Viktor Çervanaku, pretendoi se nuk kishte dijeni se në ngarkesë gjendej një sasi prej 430 kg kokainë. Të njëjtin qëndrim kanë mbajtur edhe të arrestuarit e tjerë.

Disa nga avokatët i kërkuan gjykatës masa më të lehta sigurie me pretendimin se Prokuiroria nuk ka kryer akt ekspertimi që provon se plehu kimik është I përzierë me kokainë. Në fund gjyqtari Erjon Bani konfirmoi masat e arrestit në burg për 10 të arrestuarit.

Sipas prokurorisë në më shumë se tre muaj këta persona janë mbajtur në vëzhgim dhe provohet se kanë trafikuar sasinë e kokainës.

Përveç të arrestuarve dhe kolumbianit që është shpallur në kërkim, spak ka dyshime se në këtë ka të përfshirë edhe persona të tjerë në rolin e finacuesit që jetojnë jashtë Shqipërisë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *