
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu.
Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast të kalimit të paligjshëm të eurove. Burime për ABC bëjnë të ditur se në pikën kufitare sot janë zbuluar 25 mijë euro të padeklaruara.
Mësohet po ashtu, se eurot janë zbuluar në një autobus të linjës.
Shërbimet e Policisë Kufitare, në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë intensifikuar kontrollet si në dalje, ashtu edhe në hyrje, në Portin e Durrësit.
Si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe bazuar në analizën e riskut të bërë nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, ne autobus jane zbuluiar 25 mijë euro të padeklaruara në një autobus në portin e Durrësit.Agjentët kishin informacion për transportin e parave të padeklaruara e për këtë arsye kaluan autobusin në skaner.
Edhe pse nuk është bërë ende numërimi I parave, nga sasia duket se bëhet fjalë për një shumë rreth 500 mijë eurosh.
Policia ka shoqëruar shoferi e autobusit dhe ndihmësin e tij në Polici.
Efektivet e policisë në Durrës kanë kërkuar informacion nga autoritet italiane në lidhje më këtë çështje dhe po presin përgjigje, për të mësuar më tepër detaje në lidhje më lëvizjet e kamionit.
Dosja e plotë pritet që ditën e nesërme t’i kalojë Prokurorisë së Durrësit për të vijuar hetimet. Ndërsa, dyshimi kryesor i Uniformave Blu të qytetit të Durrësit mbetet ajo e parave që vijnë nga krimi i organizuar.
Sipas burimeve këto para mund të jenë të shtetasve shqiptarë që punojnë ilegalisht ose të përfshirë në punë të paligjshme të cilët kanë tentuar t’i sjellin ilegalisht në vendin tonë.