
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu.
Zbulohen 500 mijë euro të padeklaruara në një autobus në portin e Durrësit.Ishin fshehur në tavan, zbulohen mbi 500 mijë euro të padeklaruara në autobusin e linjës Bari-Durrës.
Shërbimet e Policisë Kufitare, në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë intensifikuar kontrollet si në dalje, ashtu edhe në hyrje, në Portin e Durrësit.
Si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe bazuar në analizën e riskut të bërë nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, ne autobusinqe vinte nga Italia jane zbuluiar 500 mijë euro të padeklaruara në një autobus në portin e Durrësit.
Agjentët kishin informacion për transportin e parave të padeklaruara e për këtë arsye kaluan autobusin në skaner.
Edhe pse nuk është bërë ende numërimi I parave, nga sasia duket se bëhet fjalë për një shumë rreth 500 mijë eurosh.
Policia ka shoqëruar shoferi e autobusit dhe ndihmësin e tij në Polici.
Ndërkohë, policia e Durrësit, ende nuk ka një pistë konkrete në lidhje me paratë të cilat u gjetën në kamionin që vinte nga Bari i Italisë.
Efektivet e policisë në Durrës kanë kërkuar informacion nga autoritet italiane në lidhje më këtë çështje dhe po presin përgjigje, për të mësuar më tepër detaje në lidhje më lëvizjet e kamionit në shtetin italian.
Dosja e plotë pritet që ditën e nesërme t’i kalojë Prokurorisë së Durrësit për të vijuar hetimet. Ndërsa, dyshimi kryesor i Uniformave Blu të qytetit të Durrësit mbetet ajo e parave që vijnë nga krimi i organizuar.
Sipas burimeve këto para mund të jenë të shtetasve shqiptarë që punojnë ilegalisht ose të përfshirë në punë të paligjshme të cilët kanë tentuar t’i sjellin ilegalisht në vendin tonë.
Shuma prej rreth 500 mijë eurosh u zbulua nga kontrolli në port pasi nga kontrolli i kamionit u zbulua se në disa vende ai kishte materiale shtese. Dyshimet e para ishin për një shumë të madhe parash, pasi ishin prerje e vogël. Pas numërimit ka rezultuar se janë rreth 500 mije euro.