“Largohu nga prona ime”/ U dhunua dhe mbeti me pasoja, investitori libanez: Pse nuk u arrestua në 2016 ‘Rrumi i Shijakut’?

Jil
Jil
3 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Përveç bregdetit në jug të vendit, edhe pronat e Gjirit të Lalzit kanë qenë të lakuara dhe të lakmuara prej vitesh, aq sa janë kryer edhe krime ndër më të rëndat për përvetësimin e tyre.

Një prej tyre ishte edhe ajo e dhunimit të biznesmenit libanez Fadi Mitri, në prani të bashkëshortes dhe vajzës së tij. Ngjarje e mbetur pa autor por që asokohe u dyshua se pas atij episodi ishte Aleksandër Laho.

Pas shpalljes në kërkim të Aleksandër Lahos (Rrumi i Shijakut) nga Prokuroria e Posaçme pak ditë më parë, Review ka kontaktuar biznesmenin libanez Fadi Mitri, për të mësuar se si ishte zgjidhur çështja e tij, por biznesmeni deklaroi se ishte i zhgënjyer nga organet e drejtësisë shqiptare.

Ai deklaroi se ishte i bindur që pas dhunës së ushtruar ndaj tij në datën 10 shtator të vitit 2016, qëndronte Aleksandër Laho me pseudonimin “Rrumi” i Shijakut, pasi gjatë dhunimit por edhe në raste të tjera, ai ja kishte thënë qartë që “duhej të largohej menjëherë nga prona e tij”.

Sipas Mitrit, pavarësisht se asokohe ai i ka vendosur në dispozicion të organeve të drejtësisë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm ku pretendon se ka dorëzuar fakte të pakundërshtueshme për dhunuesit, drejtësia nuk ka bërë asgjë për të arrestuar fajtorët.

Prokuroria e liroi nga akuzat ‘Rrumin e Shijakut’ me arsyetimin se nuk kishte fakte. Sot biznesmeni libanez Fadi Mitrim ende vuan pasojat shëndetësore nga dhuna e ushtruar.

“Omnix Albania”, kompania e Mitrit do të investonte 280 milionë euro tek Gjiri i Lalzit. Por pas dhunimit fizik që iu bë presidentit të ‘Omnix’ Fadi Mitri, kompania u tërhoq nga investimi në Shqipëri.

Por çfarë bëhet me kompaninë ‘OMNIX Albania sh.p.k’, të Fadi Mitrit?

Ne mars të vitit 2021 biznesmeni libanez, i ka shitur të gjithë aksionet që posedonte në kompaninë ‘OMNIX Albania sh.p.k’.

Në 18 korrik të vitit 2022, kjo kompani ka fituar statusin e “investitorit strategjik me procedurë të veçantë” për projektin e investimit “Resort Turistik me vendndodhje në gjirin e Lalzit”.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *