Larje hesapesh në Selanik, menaxheri shqiptar vritet me thikë brenda lokalit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

 

Një shtetas shqiptar është plagosur rëndë mbrëmjen e kaluar në një kafene në qendër të Selanikut.

Sipas mediave greke dy persona me maska kanë hyrë në lokal në orën 12.45 dhe e kanë goditur me thikë një 44-vjeçarin me origjinë shqiptare, i cili mësohet se është menaxheri i biznesit.

Dy të huajt e lanë viktimën të gjakosur në tokë dhe u larguan para se të mbërrinte policia. Sipas informacioneve, jashtë dyqanit në rrugën Dimitriou Gounari ka qenë edhe një bashkëpunëtor i tretë.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

Pak minuta më vonë në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë dhe një autoambulancë që e ka transportuar shqiptarin në spital.

Njëri nga sulmuesit e kishte goditur me thikë në këmbë 44-vjeçarin dhe pas ndihmës së parë që iu dha, ai u largua nga spitali. Rasti po hetohet nga autoritetet greke ndërsa informacionet e para flasin për një larje hesapesh./ gazetashqip

 

Jeto I Lumtur.al

Scroll to Top