Lazarati e pret me këngë! Berisha: Jeni bastion i pamposhtur

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Ish-kryeministri Sali Berisha sot u ndal në Lazarat. Ai takoi dhe dëgjoi banorët. Kryetari i PD-së tha se qeveria Rama ka tentuar ta nënshtrojë dhe shpërbëjë Lazaratin, por shtoi ai, banorët gjithmonë kanë qëndruar bastion i pamposhtur.

“Dua të përulem me nderimin më të madh, me mirënjohjen më të thellë, para jush, për mbështetjen e jashtëzakonshme që ju i keni dhënë PD-së që nga themelimi i saj.

Dua të shpreh krenarinë time të madhe me këtë mbështetje dhe t’ju garantoj se ndjehem krenar me mbështetjen e secilit prej jush, se ndjehem i detyruar pafundësisht ndaj jush, njerëz fisnikë, atdhetarë, punëtorë, për kontributin tuaj në demokraci, për kontributin tuaj si bastion i pamposhtur i atdhetarizmit.

I them Edi Ramës se nuk ka asnjë forcë ta shpërbëjë Lazaratin. Këtë u përpoq ta bëjë diktatura më e egër dhe ata përfunduan në koshat e historisë dhe Lazarati mbeti bastion i lirisë.

Vij këtu nga Libohova dhe një mik i imi më tha se Edi Rama i paska thënë një socialisti të thekur, se Libohovën dua ta vëj në heshtje dhe Lazaratin ta shpërbëj fare.

Prandaj ideja e vazhdimit të etërve të tu mizorë, të persekutimit të Lazaratit, do marrë përgjigjen e merituar në zgjedhjet e ardhshme, do marrë përgjigjen e merituar në mbarë Shqipërinë.

Me Dasho Alikon në një moment kritik kur regjimi u vërsul kundër jush, qëndroi me ju, nuk u mposht, nuk pranoi kurrë skenarin e tyre. Kam ardhur këtu për të dëgjuar. Rroftë Lazarati, rroftë Shqipëria” tha Berisha.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *