Lihen në burg 5 të arrestuarit për inceneratorin e Fierit

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Pesë personat e arrestuar dy ditë më parë për inceneratorin e Fierit dolën sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Gjykata vendosi të lerë në arrest me burg Arben Dervishajn, Regan Merdanin, Ribert Shabanin, Enver Sheshin dhe Gentian Ziflën.

Të gjithë personat e ndaluar kanë mohuar të kenë kryer shkelje të ligjit të prokurimeve apo të mos kenë patur konstatime dhe mungesa të informacioneve dhe korrespondencave mes autoritetit kontraktor dhe shoqërisë koncesionare e cila ka fituar dhe tenderin për ndërtimin e inceneratorit të Fierit.

Ata akuzohen nga SPAK si përgjegjës për një skemë mashtrimit me fatura fiktive në punimet e kryera në inceneratorin e Fierit, që i ka shkaktuar shtetit një dëm rreth 565 milionë lekësh./tvklan.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *