Lihet i lirë italiani që ekzekutoi shqiptarin me 5 plumba: ‘Po mbroja familjen’!

Jil
Jil
3 Min Read

Itali- Lihet i lirë italiani që vrau shqiptarin me pushkë.

Gjykata e Arezzo-s ka lënë të lirë Sandro Mugnai, i cili duke qëlluar pesë të shtëna me pushkë vrau fqinjin shqiptar Gëzim Dodoli, mbrëmjen e 5 janarit. Teksa Dodoli po punonte me një ekskavator duke prishur shtëpinë në të cilën ndodhej Mugnai me familjen, u vra.

Gjyqtari hetues vlerësoi se nuk ka rrezik arratisjeje, përsëritjeje të krimit apo rrezik nga manipulimi i provave dhe nuk ka urdhëruar masë sigurie ndaj 53-vjeçarit italian. Ndërsa avokatët mbrojtës, Marzia Lelli dhe Piero Melani Graverini u fokusuan tek nevoja e ushtrimit të mbrojtjes legjitime, çështje e cila më pas do të trajtohet sërish në vijimësi të procedimit. Ndërkohë autori që qëlloi 5 herë mbi shqiptarin argumentoi para gjykatësit se do të mbronte familjen e tij që ndodhej në rrezik për jetën nga shembja e menjëhershme dhe e mundshme e çatisë së shtëpisë, e cila u sulmua me goditjet e ekskavatorit të drejtuar nga Dodoli.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Si ndodhi ngjarja?

Rreth orës 20:30 të 5 janarit në shtëpinë e Sandro Mugnai po darkohej. Në tavolinë ndodheshin 2 vajzat e 53-vjeçarit dhe persona të tjerë. Në një moment dëgjojnë zhurmë. Shtëpia po tronditej nga goditjet e mjetit të rëndë. Në tentativë për t’i shembur shtëpinë, rrugës shqiptari dëmtoi edhe 4 automjete. Më pas goditi dritaret e katit të parë, ashtu sikurse çatinë. Në këtë moment Mugnai u ngrit, mori armën e gjahut dhe qëlloi disa herë në drejtim të shqiptarit. Të paktën 3 plumba shkatërruan xhamin e ekskavatorit dhe goditën edhe 59-vjeçarin shqiptar. Përveç të shtënave, dëgjoheshin britmat e atyre që ndodheshin në shtëpi, ashtu sikurse edhe motori i ekskavatorit që vijonte të ishte i ndezur, ndërkohë që Dodoli ishte në agoni. Kur karabinierët dhe zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje, 59-vjeçari kishte ndërruar jetë. Mugnai u dërgua në policinë e Arezzo-s, ndërsa autoritetet fikën mjetin dhe ndihmuan familjen që të dilte nga shtëpia tejet e dëmtuar. Më vonë, banesa u shpall e pabanueshme.noa.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *