Dea Mishel, banorja e Big Brother Vip me mesataren 9.5 siç ka treguar ajo në shtëpinë e famshme, ka lëshuar disa perla gjatë një loje të krijuar nga Vëllai i Madh.
Një nga pyetjet që duhej t’i përgjigjej Dea Mishel, ishte kur ka lindur Skënderbeu dhe përgjigjia e saj ishte në 1956.
Kjo përgjigje e Dea Mishelit ka shkaktuar një sërë reagimesh në rrjetet sociale.
Gazetarja Sonila Meço përmes një reagimi shkruan se për këtë nuk duhet të fajësojmë Dea Mishelin, pasi universitetet tona në krahasim me vendet e rajonit kanë një pozocion shumë të dobët.
“Nuk na e ka fajin Dea Mishel, nuk na e ka!
Po si ka mundësi vëmë kujën për formimin e një të reje shqiptare, që jeton e studion këtu dhe nuk ka marrë përsipër të promovojë asnjë institucion arsimor në vend duke e mallkuar, sharë, fyer, denigruar, masakruar si individ kur britma duhej të vinte oshëtimë prej këtij lajmi:
“Prej 20 vitesh, grupi spanjoll Cybermetrics Lab përgatit një renditje të universiteteve në nivel botëror, mbështetur në volumin e përmbajtjes së tyre në internet, për shikueshmërinë dhe ndikimin e punimeve të këtyre universiteteve, bazuar kryesisht në citimet e tyre në punimet e studiuesve të tjerë (Ëebometrics Ranking of Ëorld Universities).
I pari mes universiteteve shqiptare renditet Universiteti i Tiranës, që mban vendin e 3972-të në botë, i ndjekur nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, në vendin e 4379-të në botë.
Pozicioni i Shqipërisë është i dobët krahasuar edhe me vendet fqinje të rajonit. Mes pesë vendeve fqinje të Ballkanit Perëndimor (Kosovë, Maqedoni e Veriut, Serbi, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovinë), numërohen 14 universitete që kanë renditje më të larta se universiteti i parë shqiptar (Universiteti i Tiranës).
Universiteti i parë në rajon renditet Universiteti i Beogradit, në vendin e 443-të në botë, i ndjekur nga Universiteti i Novi Sadit, në vendin e 963-të, Universiteti i Nishit, në vendin e 1487-të. Ndër universitetet me pozicionim më të mirë se Universiteti i Tiranës renditet edhe ai i Prishtinës, në vendin e 2982-të në Botë.”
Dea Mishel është pasojë e zgjedhjeve të veta, si çdokush zgjedh të qendrojë injorant, i pa shkolluar, të korruptojë për notat (tek e fundit u korruptua FBI, jo më universitetet tona). Dhe të bësh shënjestër pa mëshirë pasojën pa i hyrë shkaqeve është më dëshpëruese se njohuritë e Deas, që nuk ka marrë përsipër të përfaqësojë kënd tjetër veç vetes. Edhe të fitojë famë duke e përçmuar po deshi.
Po si do t’ja bëjmë me arsimin, edukimin, institucionet tona të rraskapitura që nga Universitetet e deri tek Akademia e Shkencave?”, shkruan Meço