Loredana zbulon marrëdhënien konfliktuale me Mozzik: “Nuk flasim, për vajzën komunikon me motrën time”

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

 

Loredana dhe Mozzik kanë qenë në një lidhje me njëri-tjetrin për një kohë të gjatë, ndërkohë që kanë edhe një vajzë të quajtur Hana. Historia e tyre me ndarje dhe ribashkime ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve, duke u shndërruar në kryefjalën e publikut dhe mediave.

Por teksa të gjithë po shpresonim për një ribashkim të tretë të tyre, Loredana jo vetëm që i ka shuar shpresat, por ka treguar edhe problemet që ajo kishte me Mozzik. Loredana ka zbuluar së fundmi se nuk ka asnjë kontakt me Mozzik.

Gjatë një interviste për mediat e huaja, Loredana u pyet për raportin e saj aktual me Mozzik dhe përgjigjet e dhëna janë tejet të drejtpërdrejta. “Jo aq shumë, të gjithë mendojnë se ai nuk ka kontakt me vajzën tonë, por në fakt ai ka. Kjo kalon nga motra ime sepse ajo kujdeset për vogëlushen time kur nuk jam aty. Por ne të dy nuk kemi asnjë kontakt më”, përgjigjet Loredana.

Më tej reperja është pyetur se sa e vështirë është të deklarosh statusin e marrëdhënies kaq publikisht. “Unë jam një personazh i lehtë dhe nuk e kam pasur problem që ai të më telefonojë. Gjithmonë i pranoja telefonatat dhe arrija të plotësoja gjithçka. Por me të ishte pak e vështirë”, ka përfunduar Loredana. Duket se ndarja e tyre prej xhelozisë dhe sherreve të njëpasnjëshme ka bërë që dy prindërit të mos kenë kontakt as për vajzën e tyre.…/jetoilumtu.al/

Scroll to Top