JiL.al - Jeto i Lumtur

Lufta në Ukrainë, Berlusconi akuza Perëndimit: Pa armët dhe ndihmën tonë, Zelenskyy do të ulej me Putin ne…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Kreu i partisë “Forza Italia”, Silvio Berlusconi ka folur rreth luftën në Ukrainë ku u shpreh se një marrëveshje mund të arrihet vetëm nëse në një moment Ukraina e kupton se nuk mund të marrë më armë dhe ndihma nga perëndimi.

Sipas Ansa, në një intervistë për Bruno Vespën, Berlusconi u shpreh se nëse Perëndimi premton ti sigurojë miliarda dollarë për rindërtimin e qyteteve të shkatërruara nga lufta, mbase presidenti Zelenskyy mund të pranojë të ulet në tavolinë për një negociatë.

“Në këtë situatë, ne mund të jemi vetëm me Perëndimin në mbrojtjen e të drejtave të një vendi të lirë dhe demokratik si Ukraina.”- është shprehur Berlusconi.

Berlusconi është i bindur se Putini është ‘njeri i paqes’, duke i rrëfyer Vespës se ka tentuar ta thërrasë dy herë pa sukses në fillim të luftës dhe më pas nuk ka insistuar më.

Në lidhje me njëzet shishet e vodkës dhe Lambruskos që u tha se mori nga Putin për ditëlindje, ai u shpreh se ajo ishte thjesht një shaka nga ana e tij dhe nuk është fare e vërtetë.

Kur u pyet nëse ndihet më afër Amerikës apo Rusisë, Berlusconi kujton se një nga pesë ovacionet e rezervuara për të nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara më 19 qershor 2011 ishte kur ai tregoi për betimin e besnikërisë ndaj SHBA-së që i kërkoi babai i tij kur pas shkollës së mesme e mori për të vizituar varrezat ushtarake amerikane të Anzios.

Scroll to Top