
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Fundjava pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.
Ditën e shtunë moti parashikohet me kthjellime dhe në mesditë zhvillim të vranësirave deri mesatare.
Reshje shiu do të ketë në orët e mesditës deri pasdite me intensitet të ulët të karakterit lokal, përgjatë ultësirës perëndimore dhe në zonat malore. Era pritet të fryjë nga juglindja-veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek dhe me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Për ditën e diel, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon mot me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës.
Në mesditë e pasdite, përgjatë relieveve malore të vendit do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët. Era pritet të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
burimi lajmifundit.al/