JiL.al - Jeto i Lumtur

“Luiz, Luiz, jemi me ty”, fansat rrethojnë shtëpinë e Big Brother

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Kjo jave ka ngjallur shume debate pas deklaratave kontradiktore te Luiz Ejllit, ne lidhje me problemet shendetesore.

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur për të mbështetur Luiz Ejllin pas polemikave dhe diskutimeve të shumta që ka pasur nëse vuan nga një sëmundje e rrallë

Sot janë mbledhur të gjithë bashkë dhe me video në Tik Tok kanë treguar mbështetjen që po i japin.

Nuk kanë munguar brohoritjet e tyre “Luiz, Luiz dhe Jemi me ty” por nuk dihet nëse këngëtari ka arritur t’i dëgjojë.

Luiz Ejlli ka qenë në qendër të vëmendjes pas spektaklit të së martës për shkak të deklaratës së tij se vuan nga një sëmundje e rrallë.

Atij nuk i munguan sulmet nga banorët dhe ka deklaruar se nëse arrin t’i shpëtojë nominimit të kësaj mbrëmje, atëherë do nisë lojën e tij për të gjithë ata që nuk e kanë mbështetur./report

Scroll to Top