Luizi gjen një mënyrë shumë origjinale për të rifituar zemrën e Kiarës, ja çfarë bëri këtë herë

Jil
Jil
1 Min Read

Kiara vjen para 100 mijë eurove për Luizin. Siç e ka deklaruar që ditën e parë ai ka synim kryesor të fitojë zemrën e saj në “Big Brother VIP” por duket pak e vështirë pas situatave të fundit. 

Moderatorja është distancuar duke vendosur një mur mes tyre. Gjithsesi, mbrëmjen e djeshme ajo i dha disa sinjale që ka ende shanse për një rifillim mes tyre duke u shprehur se “Luizi ka një anë të mirë” dhe se “vetëm ajo mund ta menaxhojë atë”. 

Kështu, pas emisionit të djeshëm, Luizi i është drejtuar me një letër Kiarës, ku i kërkon që të pijnë kafe bashkë ditën e sotme. Ai e konsideron Kiarës si “Princeshë”, teksa veten e quan “Luan”, etiketim që e ka marrë nga fansat e tij. 

“Mund të kem kënaqësinë të pi një kafe me princeshën Kiara Tito, nesër para drekës? Në pritje të përgjigjes tuaj. Me respekt Luani” shkruhet në letër, një mënyrë origjinale si gjithmonë prej tij. 

Pritet të shihet reagimi i Kiarës, nëse do e pranojë të pijnë kafe bashkë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *