JiL.al - Jeto i Lumtur

Luizi guxon dhe bën ‘bisedën e ndaluar’ brenda shtëpisë: ‘E bëjmë si burrat ne të katër’?

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Episodi i radhës ka qenë në dhomën e grimit ku ishin prezent Kristi, Olta, Maestro dhe Luizi.

Aty ka nis një nga bisedat “e ndaluara” sa i përket nominimit dhe eleminimit.

Ka qenë Luizi ai i cili kërkonte një nominim mes Kristit, Maestros dhe Oltës për të rritur kështu adrenalinën e lojës dhe për ta bërë rrugëtimin e tij drejt finales më të thjeshtë.

Pjesë nga biseda:

Luizi: A e bëjmë si burrat të shkojmë ne të 4 në nominim?

Niominojmë njëri-tjetrin ne, dhe i themi dhe të tjerëve.

Maestro: Nuk e kuptoj këtë që thua

Luizi: Ne të katërt të shkojmë në nominim të iki një

Maestro: Nga të erdhi ky mendim

Luizi: Më erdhi se u mërzita me këta, këta të ikur janë të gjithë

Maestro: Po me ne ç’lidhje ke?

Luizi:Unë dua forcë dua adrenalinë. Dua të të nxjerr jashtë o ty, o Oltën, o Kristin

Maestro: Ti Olta je dakord?

Olta: Unë tani po e degjoj këtë plan

Maestro: Ti do lodhesh me këta

Luizi: Le të lodhem, këta i nxjerr, unë dua të rri ne finale

Maestro: Ti po të jemi ne këtu ke adrenalin apo jo

Luizi: Jo sepse dua t’ju nxjerr jashtë

Maestro: Atëherë në rregull je, ca do tani që bëhesh kontradiktor

Ndërkohë që më vonë Luizi ka shtuar se dëshiron të merret me tre më të fortët e shtëpisë për të nxjerr një prej tyre jashtë.

“Unë do merrem me ju të tre, dua të nominoj ju të treve që tju nxjerr jashtë .”- tha Luizi.

Scroll to Top