Luizi i izoluar, Kiara Tito nuk rri dot pa të, afrohet te dera për të biseduar

Jil
Jil
1 Min Read

Kiara Tito, e cila u duk sikur i vendosi barriera Luiz Ejllit, po afrohet çdo ditë e më shumë tek ai.

Mbrëmjen e shkuar, fitorja e ‘The Voice of BBV’ bëri që Luizi me Efin të futeshin në një dhomë vetëm pa banorët e tjerë.

Kjo nuk i ka pëlqyer aspak Luizit që do të jetë deri të martën larg Kiarës. Sapo mbaroi spektakli, Kiara u afrua te dera për të folur me Luizin e për t’i thënë që ka mbetur vetëm.

Ndërsa në një bisedë me Diolën u shpreh se mund të ndodhë diçka me të.

Ndërkohë, Luizit dhe Efit do t’u duhet të kujdesen për një foshnje (kukull), duke mos patur asnjë komunikim me pjesën tjetër të banorëve të shtëpisë.

Çdo mënyrë kontakti me banorët, do t’i penalizojë Luizin dhe Efin duke zbritur 2000€ nga çmimi i madh.

Megjithatë, deri të martën ata do të kenë imunitet në shtëpi dhe s’mund të nominohen nga të tjerët.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *