Luizi është shprehur i indinjuar që Kiara është në rrezik për të dalë duke thënë se askush nuk do e bëjë gjumin rehat në shtëpi nëse ajo del.
”Nëse ikën Kiara nuk e bën më asnjëri gjumin rehat në këtë shtëpi”, dekaroi këngëtari.
Tutje ai thoshte se edhe nëse nuk eliminohet Kiara, prapë vlen e njëjta gjë, ”nuk e kuptojnë që janë të mbaruar. Prandaj njeriu mendon dhe nuk nominon me zemër. Unë i thashë më lini të shijoj muajin e mjaltit, s’doni, ok si të doni”, tha ai.
Kujtojmë se Luizi ndodhet në nominim me Kiarën dhe Bledin, nominim të cilin e zgjodhi Olta si avantazh pas lojës me litarë.