JiL.al - Jeto i Lumtur

Luizi: Nëse rrimë pa folur, na nxjerrin nga “Burg Brother”, Olta: Ti je frikacak!

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Pasi u izoluan në “burg”, për shkak se thyen rregullat e lojës duke folur për nominimet, katër banorët nisën me thurjen e planeve, për të dalë jashtë nga dhoma.

Luizi hodhi një ide, që sipas tij, nëse ata nuk flasin fare gjithë kohën, “Vëllai i Madh” do i nxjerrë jashtë “burgut”. Sipas tij, të njëjtën gjë bëri ai dhe Efi dhe ata dolën nga dhoma e bebit.

Olta e pyeti Luizin se përse ai do të bashkohet me pjesën tjetër të banorëve dhe ai tha se atje jashtë është loja dhe se brenda në burg, nuk kanë se çfarë bëjnë.

Olta tha se ajo është vetë loja. Aty ku është ajo apo Luizi, bëhet lojë.

Luizi përsëriti edhe një herë idenë e tij, duke thënë se në qoftë se ata nuk flasin fare, nesër dalin jashtë.

Olta e cilësoi si frikacak Luizin, pasi sipas saj, kur hyri Bledi, ai tha që tani ka nisur “Big Brother” për të.

Sipas saj, kjo tregon dobësi, pasi nuk mund të thuash që tani e ke nisur lojën, kur ke 50 ditë brenda, e aq më tepër kur ai është banor i ri.

Olta tha se Luizit i flet goja përpara mendjes. Ajo shtoi se Luizi nuk tregoi humanizën për Bledin, pasi kur ai ishte sëmurë, Luizi shkoi dhe e “atakoi”.

Armaldo u shpreh se Bledin e futi në “ring” Luizi./tch

Përshëndetje, ju mund të kontriboni në këto dy linqe;

🛑

Gofundme; https://www.gofundme.com/f/te-ndihmojme-te-prekurit-ne-turqi

🛑

PayPal ; https://www.paypal.com/donate?hosted_button_id=4WVLREEXKTMFW

Scroll to Top