Luizi për Bledin: Limiti im është Kiara nëse e prek do “ta zhgarravis”

Jil
Jil
2 Min Read

Hyrja e Bledi Manes në “Big Brother VIP” ka ngjallur shumë polemika. Kjo pasi pak javë më parë ai jo vetëm u shpreh kundër Luizit, por hodhi edhe akuza të rënda ndaj tij.

“Luizin e njoh pak a shumë personalisht. Është një djalë çapkën, i cili ka dështuar si këngëtar, por ka triumfuar si aktor. Një diplomat që ka dështuar, por ka triumfuar si aktor. Një djalë që ka një ves, bixhozin, dhe uroj që kur të dalë mos ta ketë“ – ka deklaruar Bledi në “E diell” para disa javësh.

Ndaj hyrja e tij u pa si një sulm i drejtpërdrejt ndaj Luizit. Dhe gazetari nuk ka humbur kohë pasi ka nisur menjëherë provokimet.

Në një bisedë me Luizin duke folur për nominimin Tea-Olta-Dea ai i tha: “Ke nuhatjen e një njeriu që i njeh bastet”. Më pas ai e provokon duke i thënë nëse ka ndonjë brengë që nuk fle dhe nëse pi alkool jashtë.

Sakaq, Luizi e ka kuptuar menjëherë situatën. Ai është shprehur se do e nxjerrë shumë shpejt. Jo vetëm ai por edhe banorët e tjerë si Maestro dhe Nita janë të mendimit se Bledi ka hyrë vetëm për Luizin.

Ky i fundit ka thënë se i vetmi limit që ka është Kiara dhe se nëse Bledi e prek aty, do “ta zhgarravis”.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *