Luizi: Tani nis përballja. Maestro: Ky kujton se më frikëson, cfarë do bësh kur të dalë Kiara!

Jil
Jil
2 Min Read

Armaldo i tha Luizit se çfarë do bëjë ai, kur Kiara të dalë nga shtëpia e Big Brother.

Duke folur me të qeshur, Luizi u shpreh se ditë të zeza do vijnë për banorët.

Sipas Maestros, Luizi përmbahet shumë në disa situata, kjo për shkak se e qetëson Kiara. Nëse ajo del, shtoi ai, Luizi do dalë sërish nga vetja, si në fillim.

Kiara nga ana tjetër, tha se ai nuk sillet më keq si në ditët e para dhe nëse e bën një gjë të tillë, ajo nuk i flet më atij.

Armaldo i tha Kiarës se sapo të kaloi 14 shkurti, dita e Shën Valentinit, ajo do eliminohet nga shtëpia, duke i lënë rradhën banorëve të rinj.

Mungesa e Maestros në shtrat, shqetësoi Oltën dhe Luizin. Ata të dy nisën kërkimin në shtëpi për të gjetur Armaldon dhe pasi e gjetën i thanë se u bënë merak që ai nuk po vinte të shtrihej.

Armaldo i tha atyre se ishte në dhomën e rrëfimit dhe nuk kanë pse merakosen kot për të.

Luizi dhe Olta nisën ngacmimet, duke i thënë Maestros se pa të nuk rrihet në shtëpi. Ata të dy, duke folur me batuta, i thanë atij se e kanë shumë xhan, edhe pse e duan jashtë shtëpisë

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *