Luizi u akuzua për dhunë – Gjithçka që ndodhi mbrëmë pas përballjes Valbona-Luiz

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Debati Luiz-Valbona që u komentua sërish si “gjyq” dhe “dhunë psikologjike” në shtëpinë e “BBV”.

Pasi Luizi i kërkoi Valbonës t’i arsyetonte pse votoi Oltën si lidere të shtëpisë, duke e ditur që lideri do të ketë avantazh në lojë, nga debati përfituan vetë Olta dhe Maestro.

Ata e morën veç këngëtaren e vendosur me shpatulla pas murit, që nuk pranoi t’i japë një përgjigje Luizit, duke i thënë se ai s’kishte të drejtë t’i bënte Valbonës “gjyq publik”.

E bindur nga dyshja se i ishte ushtruar “dhunë psikologjike” ajo shpërtheu në lot, duke shqetësuar një pjesë të banorëve dhe duke tensionuar Ermionën.

“M’u paraqit një skenë sikur në një familje, një djalë po godiste nënën e vet dhe askush nuk po ndërhynte dhe po më shikonin. Isha në një dhunë shumë të keqe, në një presion shumë të madh”– tha Valbona mes lotësh, pas bisedës me Oltën.

E revoltuar, Ermiona e veçoi Luizin nga pjesa tjetër e banorëve dhe i kërkoi “llogari”. Pasi komunikuan, ajo i kërkoi falje për faktin që e kishte parë si “dhunë psikologjike”, ndërsa e falenderoi për shpjegimin.

Pas shpjegimit, ajo u përball me Oltën, Armaldon, Dean dhe banorët e tjerë, duke i shpjeguar se në momentin që Valbona s’kishte pranuar ballafaqim privat, Luizi kishte të drejtë ta pyeste në sy të të gjithëve, për hir të afrimitetit që ata kishin.

“Do të ishte më e ndershme nga ana e Valbonës të pranonte gabimin” – tha ajo, ndërsa Luizi nuk vonoi t’i shkojë Valbonës pranë shtratit për ta qetësuar.

Këngëtarja pranoi se është e vetëdijshme për dashurinë që Luizi ka për të, ashtu siç është e vetëdijshme edhe për ‘intrigat’ e Oltës dhe Maestros, që po tentojnë ta kthejnë atë kundër Luizit.

Pasi u sqaruan, Luizi i tregoi Valbonës se nëse e do dikë, dëshiron ta ketë me vete deri në finale. Pasi Armaldo ‘e tradhtoi’, personi që ai tashmë do pranë vetes në finale është pikërisht Valbona.

Scroll to Top