- Nuk mund ta ndryshoj botën e vetme, por mund të hedh një gur në ujë dhe të krijoj plot valëzime.
- Le të takohemi gjithnjë me një buzëqeshje. Buzëqeshja është fillimi i dashurisë.
- Dashuria e vërtetë nuk mat e llogarit, thjesht jep.
- Jo të gjthë mundemi të bëjmë gjëra madhështore, por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.
- Nëse i gjykon njerëzit, nuk ke kohë t’i duash ata.
- Një jetë që nuk jetohet për të tjerët, nuk është jetë.
- Fjalët e mira janë të shkurtra dhe të thjeshta, por jehojnë në përjetësi.
- Gëzimi i ngjan një rrjete dashurie, me të cilën, mund të “tërheqësh” shumë shpirtra.
- Disa njerëz vijnë në jetën tënde si bekime, e disa të tjerë si mësime.
- Unë mund të bëj gjëra që t’i s’mundesh; ti mund të bësh gjëra që unë s’mundem. Bashkë mund të arrijmë gjëra madhështore.
- Mos prit që miqtë e tu të jenë njerëz perfektë. Ndihmoji ata të bëhen perfektë. Kjo ëhtë miqësi e vërtetë.
- Të varfërit nuk kanë nevojë për mëshirën dhe keqardhjen tonë. Kanë nevojë për dashurinë dhe dhimbshurinë tonë.
- Nëse nuk ushqen dot 100 njerëz, ushqe të paktën njërin.
- Nuk lutem për sukses , lutem për besnikëri.
- Çfarë mund të bësh që të sjellësh paqe në botë? Shko në shtëpi dhe duaje familjen tënde.
Nga Nënë Tereza
Jeto I Luntur