Lumturia është një rrugëtim, jo një destinacion…”Thënie Për Jetën”

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
  • Nuk mund ta ndryshoj botën e vetme, por mund të hedh një gur në ujë dhe të krijoj plot valëzime.
  • Le të takohemi gjithnjë me një buzëqeshje. Buzëqeshja është fillimi i dashurisë.
  • Dashuria e vërtetë nuk mat e llogarit, thjesht jep.
  • Jo të gjthë mundemi të bëjmë gjëra madhështore, por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.
  • Nëse i gjykon njerëzit, nuk ke kohë t’i duash ata.
  • Një jetë që nuk jetohet për të tjerët, nuk është jetë.
  • Fjalët e mira janë të shkurtra dhe të thjeshta, por jehojnë në përjetësi.
  • Gëzimi i ngjan një rrjete dashurie, me të cilën, mund të “tërheqësh” shumë shpirtra.
  • Disa njerëz vijnë në jetën tënde si bekime, e disa të tjerë si mësime.
  • Unë mund të bëj gjëra që t’i s’mundesh; ti mund të bësh gjëra që unë s’mundem. Bashkë mund të arrijmë gjëra madhështore.
  • Mos prit që miqtë e tu të jenë njerëz perfektë. Ndihmoji ata të bëhen perfektë. Kjo ëhtë miqësi e vërtetë.
  • Të varfërit nuk kanë nevojë për mëshirën dhe keqardhjen tonë. Kanë nevojë për dashurinë dhe dhimbshurinë tonë.
  • Nëse nuk ushqen dot 100 njerëz, ushqe të paktën njërin.
  • Nuk lutem për sukses , lutem për besnikëri.
  • Çfarë mund të bësh që të sjellësh paqe në botë? Shko në shtëpi dhe duaje familjen tënde.

 

Nga Nënë Tereza

 

 

Nënë Tereza, ikonë shqiptare e dashurisë së Zotit, në 110-vjetorin e  lindjes - Vatican News

 

Jeto I Luntur

Scroll to Top