
Një episod i pazakontë është regjistruar ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania”.
Pas presionit të vazhdueshëm nga ana e Luizit, “maestro” Armaldo Kllogjeri është hedhur në pishinë me gjithë rroba dhe me gjithë mikrofon.
Armaldo i tha Luizit se nëse ai do të hidhej aty, a do të hidhej dhe ai ta shpëtonte. Luizi e pohoi, por në fakt kur Armaldo u hodh në pishinë, ai nuk u hodh.
Për shkak se u hodh në pishinë me mikrofon, “Vëllai i Madh” dërgoi zarfin e zi duke dënuar të gjithë banorët, të cilët duhet të rrinë pa folur deri në momentin kur do t’ju bjerë gongu.