Atmosfera e festës së Shën Valentinit është ndjerë edhe në shtëpinë e “Big Brother Vip” ditën e sotme. Pas Olta Gixharit edhe Armaldo Kllogjeri është surprizuar nga bashkëshortja e tij.
Sërish një buqetë e madhe me trëndafila ka ardhur në shtëpi për Maestron së bashku me një surprizë shumë të bukur. Partnerja e tij i ka dërguar ekon e fëmijës që po presin. Armaldo është emocionuar tepër kur ka parë ekon e vajzës.
Kujtojmë që partnerja e Maestros e zbuloi në “BBV” gjininë e fëmijës së dytë që janë në pritje. Me anë të një surprize, Kllogjeri mësoi se së shpejti do të bëhet baba i një tjetër vajze.
Nga ana tjetër edhe Olta më herët mori një surprizë nga partneri i saj, Dori për Shën Valentin. Aktorja ka marrë një buqetë të madhe me trëndafila të kuq nga partneri i saj dhe një pusullë të bukur dashurie sigurisht.
“Edhe pse nuk di të shkruaj shumë fjalë dashurie, dua të të them se je shumë e rëndësishme për mua. Gëzuar Shën Valentinin,”-shkruhej në pusullë.
Olta u lumturua pafund nga kjo surprizë, duke mos i kursyer edhe ajo disa fjalë të ëmbla për Dorin. “Dori të dua shumë. Je jeta ime. Vdes për ty,”-tha aktorja. noa.al