JiL.al - Jeto i Lumtur

Makina humb kontrollin ne aksin Dimal-Lushnje dhe përfundon në kanal, detajet

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Dimal-Lushnje, në fshatin Gajdë.

Një automjet tip Mercedez Benz, me targa AA 795 OF, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Mësohet se 75-vjeçari Lefter Ndrio, udhëtonte në drejtim të qytetit të Beratit dhe sapo ka dalë nga kthesa e Urës së Kuçit, ka humbur kontrrollin e makinës.

Ai dhe bashkëshortja e tij janë nxjerrë nga mjeti pa lëndime, me ndihmën e banorëve të zonës. Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë së qarkullimit rrugor, që po kryejnë edhe kqyrjen e vendit të aksidentit.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Sipas policisë, mendohet se 75-vjeçari ka humbur kontrrollin e mjetit pasi është verbuar nga dritat e makinave përballë.

Duhet theksuar se ky aks nacional, ashtu si dhe aksi nacional Dimal-Fier është i gjithi pa ndriçim, çka e bën edhe më të vështirë qarkullimin në këtë aks, që deri në fshatin Fiershegan është i gjithi me kthesa të forta.

Scroll to Top