Makina përmbyset në mes të rrugës në Dimal, shoferi humb njërin krah

Jil
Jil
1 Min Read

Një aksident ka ndodhur në fshatin Hinkë në bashkinë Dimal.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

Një 45-vjeçar që ka qenë duke udhëtuar m3 mjetin Opel Astra, me targa AB 918 GU, ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Si pasojë e përmbysjes së mjetit, Krenar Cjapi mësohet se ka humbur njërin krah në vend dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë rrugore dhe ekspertë, që kanë kryer edhe këqyrjen e vendit të ngjarjes.

Sipas policisë, aksidenti është shkaktuar si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit, për shkak të shpejtësisë.

 

Makina përmbyset në mes të rrugës në Dimal, shoferi

Jeto I Lumtur.al

 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *