JiL.al - Jeto i Lumtur

Makina përplas 12-vjeçarin që lëvizte me biçikletë, detajet e para

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

 

Një 12-vjeçar është përplasur nga një makinë teksa po lëvizte me biçikletë në aksin Voskop-Korçë.

Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin 26-vjeçar të automjetit që përplasi 12-vjeçarin.

Ky i fundit u transportua me urgjencë në spital, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 10.07.2022, rreth orës 17:10, jemi njoftuar se në aksin rrugor Voskop-Korçë, në afërsi të lapidarit të fshatit Voskop, shtetasi K. G., 26 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar një të mitur 12-vjeçar, që po lëvizte në rrugë me biçikletë, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës.

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit…jetoilumtu.al/

Scroll to Top