Departamenti i policisë për krimet e rënda në Athinë ka zbardhur plotësisht ngjarjen e ndodhur tre ditë më parë në një supermarket në zonën e pasur të Glyfadës, ku një grup grabitësish me motorë dhe makinë kanë hyrë dhe kanë boshatisur kasën nën kërcënimin e armëve.
Sipas hetimeve ka shumë mundësi që 35 minuta pas grabitjes në supermarketin në Glyfada, banda, e cila përbëhet nga të rinj shqiptarë të ketë thyer një tjetër supermarket në Avenue Amfitheas në Paleo Faliro.
Mediat greke raportojnë se katër grabitësit që hynë në supermarketin gjigand në rrugën më 29 korrik 2022, përdorën si “pikënisje” Universitetin Politeknik në Zografou.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Në dosjen e krijuar nga Nëndrejtoria e Sigurisë së Atikës Verilindore thuhet se “këto pika u siguronin mbulim absolut’ bandës.
“Në orët e para të mëngjesit të datës 29 korrik 2022, një motoçikletë është pikasur nga oficerët e policisë së shërbimit tonë në oborrin e kampusit të universitetit, konkretisht jashtë godinës së rezidencës studentore.
Ai u vu nën vëzhgim. Binte në sy se motoçikleta, ndërsa ishte në ngjyrë blu, autorët e kishin kthyer në të bardhë, por dallohej nga numri i kornizës dhe shenjat karakteristike në timon”, thuhet në dosjen hetimore.
Policia ka arrestuar një nga katër grabitësit, një 26-vjeçar shqiptar dhe ka identifikuar dy nga tre bashkëpunëtorët e tij, po me origjinë shqiptare. Mësohet se banda ishte tepër aktive dhe kishte goditur pika karburanti, kioska dhe supermarkete.
DOSJA E PLOTË:
Oficerët kanë ndjekur veprimet e tyre dhe kanë nisur t’i vëzhgojnë disa orë para se të sulmojnë supermarketin në Glyfada me armë në dorë, në prani të dhjetëra qytetarëve.
Rreth orës 11:00 të datës 29-07-2022, dy persona i janë afruar motoçikletës, kanë hipur në të dhe janë nisur drejt zonës së Ilioupolit.
Rrugës një motoçikletë e markës KTM, pa targa me dy pasagjerë, i është afruar motoçikletës në fjalë dhe duke lëvizur së bashku, janë drejtuar në drejtim të zonës së Glyfadës, ku nuk mund të vazhdonim më ndjekjen e tyre pasi humbi kontakti vizual.
Më pas, efektivët e policisë, të cilët prisnin në një arterie qendrore për një zhvendosje të mundshme të personave dhe motoçikletave, u njoftuan nga Qendra e Veprimit të Menjëhershëm për dy grabitje, të ndodhura në një supermarket në kryqëzimin e D. Gounarit. dhe rrugët Antheon në Glyfada dhe në një super market në L. Amfitea nr. 127 ne P. Faliro nga katër persona me motor, marka HONDA, model VARADERO, e bardhë, dhe një motoçikletë marka KTM duke përdorur armatim të rëndë.
Më në fund policët e ekipit të DI.AS. kanë pikasur motoçikletat në kryqëzimin e rrugës Syngrou dhe Filadelfia në Nea Smyrni, ku në ndjekje nga policia, motori i markës HONDA VARADERO është përplasur me një makinë I.X.E të parkuar, ndërsa motoçikleta e markës KTM ka ikur me shpejtësi dhe ka shpëtuar…jetoilumtu.al/
burimi lajmifundit.al/