Të surprizohesh nga prindi sot është një nga dhuratat më të çmuara në jetë, e të të thojë se jam shumë krenare është akoma edhe më e veçantë.
Për herë të parë, mamaja e Dajana Shabanit vendosi të bëhej publike në televizion me anë të një letre dedikuar vajzës së saj, ku i shpreh dashurinë e pakufijshme që ka ndaj saj dhe vlerat e rralla që sot njerëzit gëzojnë në personalitetin e tyre.
Më poshtë gjeni letrën e dërguar dhe mesazhin që jep Dajana për mamin e saj.
“Zemra e mamit ti për mua je dashuri pafund!
Gjatë gjithë jetës tënde nuk më ke sjellë asnjë shqetësim, përvecse gëzime!
Ti për mua ke vlera të jashtëzakonshme, ke mencurinë, ke taktin, bujarinë që rrallë njerëz i kanë këto vlera.
Ke një fëmijë të mrekullueshëm që nëna e do shumë!
Të uroj gjithë të mirat e kësaj bote dhe Zoti të Bekoftë!
Nga Verushka jote…mami!!!”
Dajana: Mami po e vuan shumë divorcin tim dhe nuk e kuptoj pse po e vuan sepse unë jam shumë e lumtur.
Mami po e vuan jashtë mase dhe më vjen keq shumë për këtë pjesë…uroj me shpirt që të jetë krenare për mua dhe jam e dashuruar marrëzisht me mamin tim!
Jam gocë mami! Unë jam shumë e lumtur, por mami është një brez që gatuan, pastron dhe do familjen, atë familjen perfekte.
Mami të dua!