Marina Vjollca feston ditëlindjen, Getoar Selimi: Ti më bën krenar për gjërat që kemi ndërtuar së bashku

Jil
Jil
1 Min Read

Dita e sotme (e martë) është e veçantë për prezantuesen, Marina Vjollca. Kjo pasi moderatorja nga Shqipëria po feston ditëlindjen e 32-të dhe natyrisht nuk kanë munguar urime të shumta drejtuar asaj.

Ajo që e bën edhe më të bukur festimin e ditëlindjes këtë vit për Marinë është edhe fakti që ajo feston për herë të parë si një nënë.

Një urim romantik, moderatorja ka marrë edhe nga bashkëshorti i saj, reperi Getoar Selimi, i cili e ka uruar përmes një postimi në rrjetet sociale.

 

“Urime ditëlindja për gruan time të dashur dhe nënën e engjëllit tonë. Ti më bën të lumtur dhe krenar për gjërat që kemi ndërtuar së bashku”, ka shkruar Geti sipër një fotografie të Marinës ku shihet me vajzën e tyre, Marget.

 

Kujtojmë që çifti janë të martuar që nga viti 2017, ndërsa mirëpritën fëmijën e parë në nëntor të vitit të kaluar.

 

Ndërkohë, dyshja mbesin të angazhuar edhe në karrierat e tyre profesionale, Geti në muzikë po shijon suksesin me këngën “Ani nasht” që solli në bashkëpunim me reperin Majk, ndërsa Marina si prezantuese e spektaklit të humorit “Klanifornia”.

Showbiz Info

Jeto I Lumtur.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *