JiL.al - Jeto i Lumtur

Martesa e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt në krizë? Zbulohen detajet e bujshme për çiftin e njohur

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Pak kohë më parë cifti Bes Kallaku-Xhensila Myrtezaj u përfolën për një shtatzëni të dytë, lajm që aktori i humorit e mohoi, megjithatë duket se ata jo vetëm që nuk po bëjnë plane për ta zgjeruar familjen, por martesa e tyre qenka në krizë.

Kështu raportojë burime pranë ciftit për “Story.al”, teksa thuhet se dyshja është duke kaluar probleme të forta, madje Xhensila është larguar bashkë me të bijën nga shtëpia dhe martesa e tyre ndoshta nuk do të zgjasë më shumë se sa festat e fundvitit. 

Megjtithatë raportimet mbeten në kuadrin e aludimeve, duke qenë se as aktori dhe as këngëtarja nuk kanë dhënë të kuptojnë nga postimet në rrjetet sociale apo daljet publike që kanë probleme në marrëdhënien apo martesën e tyre dhe presim konfirmimin zyrtar nga ta, duke qenë se janë një nga ciftet që nuk ngurojnë të ndajnë gjithcka me ndjekësit e fansat, edhe nëse do të bëhej fjalë për një lajm ndarjeje.

Kujtojmë që Besi dhe Xhensila u martuan në shtator të vitit 2017, pas disa vitesh bashkëjetesë, ndërsa në verën e vitit 2018 u bënë prindër të një vajze, Ajka.

Scroll to Top