Masakra me dy të vrarë në Laç, “killeri” flet nga burgu: Biseda e fundit me Vis Martinajn ka qenë…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Eduart Lamaj autori i vrasjes së dyfishtë të Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit në 30 Maj të vitit 2020 në Laç ka folur publikisht për ngjarjen e rëndë duke treguar variantin e tij dhe arsyet që çuan në këtë masakër të rëndë me dy viktima.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Ai është shprehur nga burgu, se me Arjan Allamanin, pronarin e hotelit ku po qëndronin dy viktimat kishte pasur një konflikt të vjetër dhe mbrëmjen e 30 Majit është futur në parkingun e këtij objekti për të marrë hak për përplasjen mes tyre shumë vite më parë.

“E pranoj unë se e kam bërë vrasjen. Po të gjuajë dikush edhe ti po të kesh një mundësi do i kundërpërgjigjesh. Unë u fsheha te shtëpia. Në spital kam shkuar duke deklaruar se kam plagosur veten me armën e vëllait që është polic. Kam qenë në gjendje të rëndë. Kisha 20 e ca ditë i dëmtuar dhe rrija në shtëpi.

Unë kam thënë se duhet të merret në pyetje Arjan Allamani. Ai është dëshmitari kyç i ngjarjes. Ai nuk është marrë në pyetje. Pse të mos merret në pyetje. Kanë shkuar kanë marrë në pyetje nusen e vet kur ajo është martuar me Arjanin pas ngjarjes që na ka ndodhur ne.

Rreth vitit 2007-2008 ka qenë kur jam konflikuar me Arjanin se më ka ofenduar mua dhe vëllanë tim. Ai shumë herë kam qenë në burg.

Mendje është kjo dhe sikur më ka bërë mua ai dëm moral do i bëj dhe unë një dëm financiar. Borxhi është krijuar para ngatërresës. Ai ka marrë ca lekë në shtëpinë time që nuk ishin të miat fare”, deklaroi ai për “Uniko”.

Lamaj u pyet nëse ka lidhje vrasja e dyfishtë me Ervis Martinajn por e mohoi kategorikisht këtë gjë. Ai tregon edhe momentin e fundit kur e ka parë Ervis Martinajn në hotelin e tij.

“Nuk është e mundur fare. Unë Ervisin e kam njohur si qytetar të Laçit, si e njeh gjysma e Laçit. Se ka ndejtur në Laç, ka punuar. Nuk kam pasur asnjëherë konflikte, as me familjarët, as me shokët. Unë mundësisht një javë para kam qenë te lokali i Ervis Martinajt.

I kam përshëndetur, më kanë përshëndetur. Thjesht njohje. Lidhje të ngushtë nuk kemi pasur. Unë i kam çuar haber. Nuk kam ditur se ju ndodheni aty. I kam kërkuar t’i laj në çdo lloj mënyre dhe nuk më kanë pranuar fare.

Nuk kam lidhje fare me asnjë grup kriminal. Nuk kam pasur nevojë kurrë për diçka të tillë”, tha ai.

Një muaj pas vrasjes së dyfishtë në autostradën e Laçit, Eduart Lamaj u arrestua në një spital privat në Tiranë pranë Qytetit Studenti.

Scroll to Top