Masakroi fqinjin me thikë në Maliq, flet vëllai i autorit: Më vjen turp, ata ishin miq

Jil
Jil
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Rëmbec të Maliqit.

Nesti Sotiri, 60 vjeç u vra me thikë dhe autori i  dyshuar i këtij krimi është fqinji i tij, Velo Hazisllari, i cili ka mbetur i plagosur.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Dyshohet që vrasja të ketë ndodhur për motive të dobëta.

Vëllai i autorit të dyshuar është shprehur para gazetarëve i tronditur, ndërsa tregon se ngjarjen e ka mësuar nga televizori.

“Nuk di asgjë, sa e pashë në televizor. Nuk kam forcë dhe kurajë të flas. Çfarë të të them, jam i tronditur. Të vritesh për këto gjëra. Më vjen turp. Unë jetoj në Greqi, sa erdha për pushime, ndodhi kjo që ndodhi.

Në vitet që kam qenë unë, ata të dy kanë qenë miq e kanë pasur raporte shumë të mira me njëri-tjetrin”, tha Pëllumb Hazisllari.

Dyshohet se sherri nisi për motive banale dhe degradoi në përdorimin e thikë. Hazisllari, i shtruar në spital, tashmë është arrestuar nga policia.jetoilumtu.al/

burimi lajmifundit.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *