Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Pamjet që shihni tregojnë momentin kur neutralizohet autori i sulmit të shkrimtarit Salman Rushdie, i cili shihet teksa godet ende me thikë 75-vjeçarin.
Daily Mail ka publikuar pamjet ku shihet skena e rëndë, teksa disa njerëz tentojnë të kapin me forcë dhe të largojnë autorin Hadi Matar.
24-vjeçari u arrit që të neutralizohej nga të pranishmit në seminarin që po mbahej në New York, ku po fliste autori i romanit të njohur ‘Vagje Satanike’.
Ndërkohë, mediat raportojnë se autori është nga simpatizuesi i Iranit. Matar, i cili policia thotë se arriti që të hynte në seminar me një me një leje kalimi.
Burime zyrtare thanë për New York Post se një hetim fillestar ka dyshime se Matar është dashamirës ndaj regjimit iranian dhe Gardës Revolucionare Islamike, megjithëse ai lindi rreth nëntë vjet pasi fetvaja kundër Rushdie u miratua për herë të parë.
Moderatori i seminarit, Henry Reese, 73 vjeç, një bashkëthemelues i një organizate që ofron vendbanime për shkrimtarët që përballen me persekutim, u sulmua gjithashtu.
Ai dhe Rushdie po diskutonin se Shtetet e Bashkuara ishin një strehë për shkrimtarët dhe artistët e tjerë në mërgim.
Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, shkrimtari thuhet se është goditur deri në 15 herë me thikë në qafë dhe bark, ndërsa rrezikon që të humbasë njërin sy dhe se ka dëmtime në mëlçi.
Aktualisht ai ndodhet i intubuar në spital, ndërsa autori i ngjarjes është arrestuar.
burimi lajmifundit.al/