Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për Viola Sterjon, ish-drejtoreshën e Ministrisë së Turizmit, e akuzohet për mashtim dhjetëra mijëra euro.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Sipas informacioneve Sterjo u ka marrë subjekteve të ndryshme shuma të konsiderueshme parash në këmbim të premtimeve se do të ndërhynte për të fituar projekte nga AZHBR-ja.
Shumat janë të ndryshme duke shkuar nga 20 deri në 90 mijë euro. Sterjo sipas hetimeve këto shuma i ka përfituar në periudhën mars-nëntor 2020.