Mashtronte qytetarët duke iu marr para për karburant me tollona, policia ‘fundos’ 54- vjeçarin në Lezhë

Jil
Jil
2 Min Read

Një 54- vjeçar ka rënë në rënë në prangat e policisë Lezhe pas mashtrimit te qytetarëve për dhënie tollonash të remë kundrejtë furnizimit me karburant.

Shtetasi Gëzim Prenga, është azutuar edhe më herët për 4 masa sigurie për shkelje penale.

NJOFTIMI I POLICISE:

54-vjeçari i ndaluar, me 4 masa sigurie “Arrest në burg”, për raste të ndryshme mashtrimi, si dhe me precedent kriminal të mëparshëm për një sërë veprash penale të tjera.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në kuadër të kontrolleve me qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të akuzuar apo të dënuar për vepra të ndryshme penale, si dhe si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale me Policinë e Vorës dhe atë të Durrësit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Tollonat”, kanë lokalizuar në Vorë, kapur dhe vënë në pranga shtetasin:

-G. P., 54 vjeç, banues në Mirditë.

Për shtetasin G. P. rezultojnë aktive 4 masa sigurie “Arrest në burg” të caktuara nga gjykatat e Lezhës, Krujës, Tiranës dhe Durrësit, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi dyshohet se gjatë periudhës kohore 2021-2023, u ka marrë para që variojnë në vlerat nga 30.000 – 120.000 lekë të rinj, shtetasve të ndryshëm, duke i mashtruar se do t’i pajiste me kupona (tollona) për blerje karburanti për furnizim mjeti me çmime të favorshme, si dhe për ofrimin e shërbimeve të tjera (karrotrec për lëvizjen e automjeteve etj.)

Në vijim të verifikimeve në kuadër të operacionit “Tollonat”, rezultoi se 54-vjeçari është shtetas me precedent të mëparshëm kriminal për vepra penale kundër personit, në fushën e qarkullimit rrugor, në atë të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit si dhe po për veprën penale të mashtrimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Lexo të radhë

Fituan provën, ja sa ka shkuar në total çmimi i madh i banorëve…

E TURPSHME: Produksioni nxjerr Sabianin dhe fut në lojë si banor ish të dashurin e Kejsit që të….

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *