“Maska” tentojnë të grabisin gjatë transmetimit gazetaren: Çfarë bëni…, jemi live

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Gazetarja Vanessa Robles pësoi minuta ankthi teksa ishte në transmetim direkt nga kryeqyteti i Ekuador, Guayaquil.

Në raportim para finales së Kupës Libertadores që luhet të hënë në stadiumin “Monumental” në këtë qytet, gazetarja ka rënë preh e dy grabitësve të maskuar dhe me motor.

Personat e armatosur me armë tentuan t’i vjedhin celularin, teksa u ndalën pasi gazetarja i tha se janë direkt, me keqbërësit që mbuluan fytyrat.

“Po raportonim, kur erdhën dy të dyshuar me motoçikletë dhe erdhën për të vjedhur celularin.

Thamë që ishim live, u shfaq një polic dhe ata ikën”, shpjegoi Vanessa, e cila punon për kanalin ekuadorian Teleamazonas.

Sipas gazetares, një nga burrat madje tregoi një armë në përpjekje për ta frikësuar dhe për t’i vënë dorën mbi sendet personale. “Falë zotit që ishim live, kjo i ndaloi pak. Ata mbuluan fytyrat dhe ikën”, shtoi gazetarja.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *