Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Një adoleshente ukrainase, e detyruar nga lufta të braktiste shtëpinë e saj në Kherson, ka rrëfyer së fundmi se ka hyrë në një aplikacion takimesh duke u prezantuar si ruse për të gjurmuar trupat armike dhe për të ekspozuar vendndodhjen e tyre.
Kurthi i saj ishte shumë i suksesshëm sa që një ushtar rus nisi t’i mburrej se po luftonte për të fituar para për një makinë luksoze dhe më pas i dërgoi fotografi nga një shkollë me konvikt që përdorej si bazë ushtarake.
Ndërkohë që edhe një ushtar tjetër të cilin ajo manipuloi, i tregoi një rezidencë ku ruante një oficer të lartë
Bëmat e së resë iu ngjajnë atyre të spiunes gjermane të Luftës së Parë Botërore, Mata Hari, të dashurit e së cilës i treguan për armën e re sekrete të aleatëve, tankun.
Por adoleshentja tregon se frymëzimi i saj erdhi nga një vajzë në TikTok, e cila ishte miqësuar me një ushtar rus, të cilit i mori informacion se ku po shërbente dhe ia kaloi ushtrisë së Ukrainës.
18-vjeçarja krijoi një profil të rremë në një aplikacion takimesh, ndërsa ishte nën okupim në Kherson, duke thënë se ishte një grua e re ruse që i pëlqenin ushtarakët.
Së shpejti, ajo nisi bisedat me ushtarët, të cilët nisën t’i dërgonin tekste, video dhe posta zanore.