Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, ka komentuar mënyrën se si mazhoranca ka votuar për zgjedhjen e anëtarit të ri të KLP.
Ai tha se qeveria politizoi procesin dhe se qëllimi i saj është kapja e KLP e më tej SPKA e drejtësisë.
“Ishin katër kandidatura me gjithë shkeljet e padrejtësitë gjatë procesit të anëtarit të fundit që vjen nga bota akademike, ishin katër. Siç ndodh rëndom në Komisionin e Posaçëm shkuam tek ajo që parashikon ligji, shorti, që zgjodhi emrin. Votimi ishte 29 pro dhe 69 abstenuan.
Ajo që ndodhi pas votimin është se mazhoranca që abstenoi tregoi politizimin e procesit ndryshe pse do të vonin ashtu? Kur e ka zgjedhur shorti.
Mazhornaca tregoi se nuk e di personin që zgjodhi shorti, politizim i procedurës së përzgjedhjes së tij.
Kjo është e mira ti thuhet publikut se në Këtë Parlament ka pasur përgjërime për drejtësinë e pakapur. Akti ishte ai që ndodhi para 15 min nga mazhoranca. KLP është ajo që https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistron karrierën e prokurorëve, https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistron karrierën e anëtarëve të SPAK. Kur kap KLP kap SPAK Prokurorinë e drejtësinë”, tha ai.https://lajmifundit.al/category/politike