“Mblidhi këlyshat se i ke lënë rrugëve”/ Mato Lale i kundërpërgjigjet deklaratës së Noizyt: Dhe ti do bëje të njëjtën gjë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Reperi i njohur Mato Lale ka reaguar pas deklaratave të Noizyt ku ky i fundit i  kërkoi publikisht Luana Vjollcës t’i heqë foton e tij të cilën e kishin përdorur gjatë një loje në programin e saj.

Ndonëse pritej një reagim nga moderatorja, reperi nuk i ka kursyer disa fjalë për Noizyn në Instagramin e tij. Në postimin e tij në InstaStory, Mato sqaron ‘dissin’ që i bëri Varrosit gjatë lojës në program dhe i kundërpërgjigjet deklaratës së Rigels Rajkut.

“Varros më beso që po mundohem për mirë vëlla, të të ringjall se ai shoku yt sheh jetën e vet e di ti. Hajde bëjmë dhe ne sikur zihemi se po u shajtëm pajtohemi prapë se nuk u bë nami.

Më këlyshat kujdes se këlyshat vetëm te ty s’rriten kurrë, ktej nga ne rriten shpejt. Te Luana Vjollca ne flasim gjërat tona, siç do bëje ti po të ishe i ftuar ti. Por gjithsesi mblidhi këlyshat se i ke lënë rrugëve nëpër internet duke mbledhur ndonjë lek për të shtyë muajin”– shkroi Mato.

Kujtojmë se Mato Lale dhe reperi Marin u vunë përballë disa artistëve ku njëri prej tyre ishte dhe Noizy, tek fotoja e të cilit nuk u kursyen aspak thumbimet për të.

Pas kësaj erdhi dhe deklarata e fortë e Noizyt ku nuk munguan as ofendimet duke iu drejtuar prezantueses : “më keni çarë trapin me këto krahasimet”, ku i kërkon që foto e tij të mos përdoret më gjatë lojës. Ai u shpreh se “s’është në garë me këlyshë, që ngelën duke e vrarë”.

“O Luana Vjollca me fal per shprehjen po me keni ça trapin me kto krahasimet, ma hiq foton nga aty se ngelen tu m’vra 🤭ket mund ta thoja dhe privat po ajd mo.. Pytjet i beni shume te neveritshme doni vetem sherre me ndodh, se Cfar ndodh me rrepistat me Vone ste plas bytha ty, a rrifen a vriten a shahen, ty te intereson emisioni me ber fam në tiktok, Hiqe foton time nga aty se sjam ngara me klysha”, shkruante Noizy.

Më pas ai reagoi sërish nëpërmjet një postimi në InstaStory ku shprehej se është i vetëdijshëm që emri i tij është kthyer në një ‘brand’ dhe që shet dhe prodhon lajme gjithmonë.

“Noizy” është “brand” dhe e kuptoj që shes, e kuptoj sinqerisht. Prandaj më bien nervat se ua di hallin. Sa për muzikë, do e kisha lënë me kohë, por çfarë k**n të dëgjosh?Ika…”, ka shkruar ai.

Scroll to Top