JiL.al - Jeto i Lumtur

Mbollën fushat e Spanjës me kanabis, e pësojnë 8 shqiptarët, Garda i vihet pas 4 të rrezikshmëve të bandës

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Tetë shqiptarë të arrestuar në një operacion antidrogë të Gardës Civile spanjolle në zonën historike të Argaonit të Poshtëm, kanë dalë sot para gjykatës në Alcañiz, ku është vendosur masa e sigurisë burg pa kusht ndaj tyre.

Kujtojmë se shqiptarët u ndaluan dy ditë më parë dhe janë pjesë e një bande me 12 anëtarë, me 4 prej tyre që i shpëtuan ndjekjes nga policia dhe vunë në alarm 5 bashki të zonës, pasi autoritetet transmetuan mesazhin se “janë të rrezikshëm”.

Banda në fjalë ka kultivuar rreth 11.500 bimë marijuanë të shpërndara në disa plantacione midis Castellote dhe Beceite..

Më i madhi i plantancioneve u gjet në qytetin e Maestrazgo, me gjithsej 10,000 bimë të vendosura në pika të ndryshme të komunës, ndërsa në krahun e Beceites u gjetën edhe 1500 bimë të tjera.

Gjithashtu u sekuestrua një armë zjarri pistoletë dhe kjo është arsyeja pse ata akuzohen për krim kundër shëndetit publik, për kultivim dhe trafik droge dhe për pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Policia spanjolle zbuloi lidhjen midis dy plantacioneve nga trafiku i vazhdueshëm i automjeteve që udhëtonin në mënyrë të dyshimtë midis Castellote dhe Beceite. Garda Civile kreu dy aksione, një në çdo lokalitet, duke arritur të arrestojë 7 persona në Castellote dhe një tjetër në Beceite .

Përveç bimëve të marihuanës, agjentët gjetën disa vendbanime me çadra në afërsi të plantacioneve të ndryshme ku me sa duket banonin anëtarët e bandës.

Kujtojmë se sipas mediave spanjolle 8 të arrestuarit janë burra të kombësisë shqiptare, të moshës nga 30 deri në 50 vjeç, pa precedentë penalë, të cilët jetonin në të njëjtat plantacione në kushte shumë të mjerueshme. Ata nuk flasin spanjisht dhe shoqëroheshin vetëm me njëri-tjetrin.

Të dielën ata u transferuan në Gjykatën e Alcañiz mes masave të forta sigurie për të dëshmuar. Ata mbërritën me dy furgona të Gardës Civile dhe kishin nevojë për një përkthyes, ndërsa disa prej grupit refuzuan të dëshmonin.

Ata rrëfyen se punonin në punë bujqësore duke u kujdesur për plantacionet, por pa specifikuar se bëhej fjalë për marihuanë.

Forcat e sigurisë janë ende në kërkim të pesë anëtarëve të tjerë të bandës, të cilët janë ende në arrati dhe që mund të jenë zhdukur në zonat fqinje të Katalonjës ose në Valencia.…jetoilumtu.al/

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top