Mbyllen kërkimet në Fier për misterin e zhdukjes së 26-vjeçarit

Jil
Jil
1 Min Read

Ditën e sotme, ekipet e shpëtimit kanë kryer sërish kërkimet për gjetjen e 26-vjeçarit, Mateo Lika, i cili më parë u raportua i zhdukur.

Sipas raportimeve dyshohet 26-vjeçari ka rënë me një makinë në ujërat e lumit Seman.

Lika kishte ardhur për pushime nga Gjermania ku punonte.

Kërkimet për gjetjen e tij vështirësohen pasi makina që kishte marrë me qira nuk ishte e pajisur me GPS dhe kamerat e sigurisë nuk kanë një pamje të qartë të lëvizjes së të riut.

Pas kërkimeve janë gjetur vetëm targat e makinës. Tashmë ekipi i shpëtimit i ka mbyllur kërkimet për sot dhe pritet të rinisin nesër.

Ditën e sotme kërkimi ka shkuar deri në 1 kilometër por pa gjetur asnjë shenjë të 26-vjeçarit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *