Me 14 thasë kokainë nëpër Angli, dënohet me burg trafikanti shqiptar

Jil
Jil
1 Min Read

Një 28-vjeçar është dënuar me pesë vite burg në Britaninë e Madhe pasi është kapur duke trafikuar kokainë.

Veli Rakepi u ndalua nga policia angleze në 8 shkurt të këtij pas dyshimeve ndaj tij për trafik droge. Gjatë një kontrollit, policia gjeti se Rakepi kishte në posedim 14 thasë të vegjël kokainë, si dhe 445 paund cash.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Hetimet e mëtejshme e çuan policinë në mjedisit e një lokalit ku gjetën leje drejtimi dhe kartë identiteti greke që mbante një emër tjetër, por me fotografinë e Rakepit. Hetimet në Njësinë Kombëtare të Mashtrimit të Dokumenteve identifikuan se këto dokumente ishin të falsifikuara.

 

Ai u deklarua fajtor ndërsa vetë Rakepi pretendoi se e kishte gjetur drogën në një park pak para ndalimit të tij nga policia. Ndërsa shtoi se kishte ndërmend ta përdorte drogën për përdorim personal.

Pas një gjyqi dyditor ai u shpall fajtor nga juria për të gjitha veprat penale. Rakepi u dënua me pesë vjet e gjashtë muaj burgim. Ndërsa i është ndaluar edhe drejtimi i mjetit për gjithsej 57 muaj.

jetoilumtu.al/  

 

Burimi lajmifundit.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *